Akuza, ngritje toni dhe deklarata të pathëna më parë. Ish-ministri Saimir Tahiri, ndaj të cilit nesër do të vendoset nëse do t’i hiqet apo jo imuniteti pasi prokuroria kërkon arrestimin e tij, ka ‘shpërthyer’ mbrëmjen e sotme.

Ai theksoi se kjo është Shqipëria, duke sulmuar presidentin e Republikës, Ilir Meta, që sipas tij është armiku i tij që nga dita e parë si ministër.

“30 minuta para ngjarjes në Gërdec ka folur me pronarin e firmës dhe nuk u thirr kurrë që të dëshmojë. Vetëm se u përmenda nga dy kriminelë. Unë po shkoj në burg, po arrestohem. Kjo është Shqipëria ku numëron fletët e bllokut dhe numëron 7 përqind-sha, është presidenti i Republikës. E kam armik që nga dita e parë si ministër. Nuk më intereson fare. Kjo është Shqipëria, Lorenc.”, tha Tahiri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: