Mercedez-Benz ka tërhequr 75 mijë makina në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të rrezikut të përfshirjes nga zjarri.

Ky aksion është pjesë e 1 milionë makinave të tërhequra nga kompania në mbarë botën pasi u raportuan 51 shpërthime në flakë. Megjithatë pavarësisht kësaj nuk është raportuar asnjë vdekje apo lëndim, ka deklaruar firma.

Kompania tha se defektet kanë ndodhur në disa mjete të tipit A, B, C dhe E-class, si dhe CLA, GLA dhe GLC.

Kompania gjermane tha se ky problem ka ndodhur në shumicën e rasteve kur ndizen makinat. Një rregullim i ri po implementohet në makinat e reja të prodhuara. Më shumë se 300 mijë makina janë prekur në Shtetet e Bashkuara.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: