UKRAINE– Në Juglindje të Ukrainës para disa çastesh ka ndodhur një shpërthim bërthamor. Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, shkruan e përditshmja gjermane ‘Bild’. Kryeministri ukrainas ka urdhëruar menjëherë ministrin e energjisë që të thërras një konferencë për shtyp. Ndërkohë që detaje të tjera priten në vazhdim. Nuk dihet ende për dëmet që janë shkaktuar.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse Interfax, ku është stacioni më i madh bërthamor i energjisë në Evropë.

Sipas Reuters, ky është një central bërthamor në qytetin e madh Zaporizhia, i cili ka afro 800.000 njerëz. Stacioni është i vendosur në lumin Dnieper, dhe është më i madhi bërthamor në Evropë dhe stacioni i pestë më i madh në botë. Ai prodhon rreth një të pestën e totalit të kërkesës ukrainas të energjisë elektrike.

“Ne jemi në dijeni se ka pasur një aksident në centralin bërthamor Zaporozhye,” tha Yatsenyuk. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax se incidenti ishte në bllokun 3 të termocentralit – vend – një reaktor 1000 Megawatt.

Ministri i Energjetikës në Ukrainës,Vlodimir Demchyshyn, ka thënë se nuk ka shperthim por thjesht nje aksident në një impiant bërthamor në juglindje të qytetit Zaporizhzhya, që ka ndodhur javën e kaluar, nuk ka përfshirë reaktorin bërthamor dhe nuk ka shkaktuar rrjedhje radioaktive.

Vlodimir Demchyshyn, u ka thënë gazetarëve sot në Kiev, se aksidenti i 28 nëntorit ka ndodhur në sistemin e transferimit të energjisë në njësinë gjeneruese të impiantit numër 3.

“Nuk ka rrjedhje radioaktive dhe nuk është plagosur askush” ka thënë ai.

Deklarata e Demchyshyn pason njoftimet se Ukraina ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të mungesave në rrjedhën e energjisë.

Raportet e mediave thonë se mungesat janë shkaktuar pjsërisht nga mbyllja e njësisë gjeneruese në centralin Zaporizhzhya. Demchyshyn ka thënë se njësia gjeneruese pritet të rikthehet në funksion më 5 dhjetor.

 

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb