SERBI– Të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në Byronë e Riparimit Teknik në Serbi. Media serbe ‘Beta’ raporton se personat në fjalë kanë marrë djegie në trup, ndërsa nuk dihet se si është gjendje e tyre.

Ngjarja në fjalëndodhi dje rreth orës 13:45 minuta në Byronë e Riparimit Teknik në Kragujevac gjatë një operacioni për demontimin e municioneve.

Një zëdhënës i ndihmës së shpejtë kishte thënë për këtë agjenci se “shumë trupa të lënduar po na vijnë për mjekim”.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: