DURRËS – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një banesë në qytetin e Durrësit ditën e sotme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në Katund Sukth. Banesa ku ndodhi shpërthimi ishte në pronësi të shtetases V.H. Menjëherë në vendngjarje shkuan efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga raportimet e para mendohet se shpërthimi ndodhi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.02.2017, rreth orës 10:30, në  Katund Sukth në banesën e shtetases V. H. ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm si pasojë e rrjedhjes së gazit. Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb