DURRES-Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës se kaluar para zyrës elektorale të Levizjes Socialiste për Integrim në Durrës. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në lagjen nr. 18 të qytetit në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të LSI. Nga shpërthimi nuk njoftohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Kujtojmë se ngjarja vjen një ditë pasi LSI mbylli fushatën elektorale në qytetin bregdetar.

Njoftimi i policisë:
Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 kanë vendosur dhe shpërtheu një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të nje subjekti politik.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: