Britani, një shpërthim i fuqishëm i gazit ka shkatërruar një ndërtesë në New Ferry, Merseyside.

Nga shpërthimi të paktën 15 persona janë plagosur.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan mobiliesh.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen.

Dëshmitarët  kanë treguar për momentin e shpërthimit.

‘Kishte copa xhami në gjithë trotuarin dhe në rrugë. Njerëzit u lënduan. Disa prej tyre janë mbuluar më gjak. Ishte sikur zonë lufte, nuk mund ta besoja’, tha një dëshmitar, transmeton The Mirror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb