GREQI- Një shpërthim ka ndodhur në orët e pasdites në kryeqytetin grek, ku ka mbetur i plagosur ish-kryeministri i Greqisë Lucas Papademos. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen ‘Patission’ në qendër të Athinës, ku mësohet se një zarf bombë ka shpërthyer në makinën e tij, çka ka sjellë edhe plagosjen e Papademos dhe shoferit.

9A76E607-5992-4771-94E1-D50B7B647F03_w1023_r1_s

Sipas mediave greke, Papademos ka marrë plagë të rënda në duar, këmbë, bark dhe fytyrë por është jashtë rrezikut për jetën. Papademos ishte kryeministër i qeverisë teknike në 2011, ndërsa mbahet mend për shtrëngimin e masave financiare me qëllim marrjen e këstit të radhës nga FMN. Qeveria e drejtuar nga Papademos, u quajt qeveri e unitetit kombëtar.

image

Mësohet se ai kishte marrë një zarf që kishte ardhur në adresë të tij, por sapo e ka hapur, zarfi ka shpërthyer. “BalkanWeb” sjell videon live nga vendi i ngjarjes.

VIDEO LIVE

Papademos ka qenë gjithashtu zëvendëspresident i BQE. Shpërthimin e sotëm, mediat greke e quajnë një sulm terrorist.

PRECEDENTËT

Më 15 mars një pako që përmbante eksploziv u gjet në Ministrinë Federale të Financave, në Berlin, me marrës vetë ministrin gjerman Wolfgang Schauble. Pas investigimesh të shumta u “gjet” dërguesi. Sipas adresës së shkruar ai ishte zv/kryetari i partisë Demokracia e Re, në Greqi, Adonis Georgiadis.

Vetë politikani grek që është lajmëruar nga ministri i Mbrojtjes së qytetarit, Nikos Toskas, me një postim në Twitter ka pohuar se: ‘Për fat të keq është e vërtetë dhe nuk është shaka. Shënjestrimi im nga terroristët është i vazhdueshëm’.

Ndërsa më 16 mars një zarf bombë ka shpërthyer në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, ndërsa një person është lënduar.

Më 20 mars, 8 pako me bomba u zbuluan në një zyre postare në Athinë. Mediat ndërkombëtare raportuan atëherë se objektiv ishin disa zyrtarë të BE, që punojnë në sektorin e biznesit dhe financave. Falë ndërhyrjes së policisë greke, u bë e mundur çaktivizimi i bombave.

Ky ishte rasti i tretë gjatë këtyre ditëve. Pas sulmit në Gjermani dhe Francë pretendohet se fshihet një grup anarkist grek, kjo dhe për shkak të gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjeve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: