SHBA- Autoritetet njoftuan se sot herët në mëngjes, ka shpërthyer një bombë në një qendër shpërndarjeje të shërbimit postar FedEx, pranë San Antonios. FBI po heton nëse ngjarja është e lidhur me një seri bombash që kanë goditur kryeqytetin Austin këtë muaj. Zyrtarët nuk thanë nëse shpërthimi ishte vepër e një “bombarduesi serial”, për të cilin policia mendon se mund të jetë përgjegjës për katër shpërthime të tjera, gjatë të cilave u vranë dy vetë dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Tre bombat e para të paketuara ishin vendosur në pragun e disa banesave, ndërsa e katërta që shpërtheu të dielën, u aktivizua përmes një teli dhe policia njoftoi se ishte më e sofistikuar krahasuar me rastet e tjera.

Si pasojë e shpërthimit të sotëm, një person u trajtua në vendngjarje për një plagosje të lehtë. Rreth 75 vetë po punonin në objektin e shërbimit postar në momentin e shpërthimit. Policia nuk ka bërë të ditur ende nëse shpërthimi i sotëm është i lidhur me katër të tjerët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb