TURQI- Provat e para të mbledhura pas atentatit të dyfishtë që goditi zemrën e Stambollit të shtunën në mbrëmje, lënë të kuptohet se autorët janë separatistët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu.

“Provat e mbledhura tregojnë se PKK-ja është autore e atentatit të dyfishtë”, deklaroi Soylu, duke u bazuar në mënyrën se si kjo ngjarje është planifikuar, si dhe kohën e shpërthimit që duket se kishte për shënjestër policinë. Të paktën 38 persona, mes të cilëve 30 policë, janë vrarë, ndërsa janë plagosur mbi 170 të tjerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: