SUEDI- Një shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar në një stacion policor në Malmo, në jug të Suedisë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se për momentin nuk dihet nëse ka të plagosur, ndërsa arsyet janë ende të paqarta.

Sipas disa mediave shpërthimi thuhet se ka ardhur nga një granatë dore.

“Nuk e di nëse ka persona të evakuuar”, tha një dëshmitare, ndërsa shtoi se zhurma ishte shumë e fuqishme. Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën, ndërsa po vijon jetimet për ngjarjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb