VLORË- Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në vijim të informacionit të dhënë lidhur me një pako të dyshuar me lëndë eksplozive përpara një automjeti në lagjen ”Uji i Ftohtë”.

Sipas policisë, me mbërritjen e Specialistëve të Njësisë Speciale Antieksploziv pranë vendit të ngjarjes të cilët kanë bërë edhe vlerësimin e situatës dhe kanë përcaktuar se pakoja e gjetur ka rezultuar të jetë lëndë eksplozive artizanale me sasi prej 500 gr , kanë kryer menjëherë asgjësimin e saj, (shpërthimin e kontrolluar).

Ndërkohë grupi hetimor i ndodhur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të vendosjes së kësaj sasi eksplozivi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë
Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë lidhur me një pako të dyshuar me lëndë eksplozive përpara një automjeti në lagjen ”Uji i Ftohtë”, njoftojmë se:

Me mbërritjen e Specialistëve të Njësisë Speciale Antieksploziv pranë vendit të ngjarjes të cilët kanë bërë edhe vlerësimin e situatës dhe kanë përcaktuar se pakoja e gjetur ka rezultuar të jetë lëndë eksplozive artizanale me sasi prej 500 gr , kanë kryer menjëherë asgjësimin e saj, (shpërthimin e kontrolluar).

Ndërkohë grupi hetimor i ndodhur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të vendosjes së kësaj sasi eksplozivi.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb