Ne zinxhirin e 3 shperthimeve me tritol ne Tirane, ishte dhe banesa e nje shefi krimeve te policise. Tritoli i vendosur në hyrjen e banesës së Shefit të Krimeve të Rënda të Korçës, Alfred Numani, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa të paktën 6 apartamente kanë mbetur të dëmtuara. Sipas ekspertëve të policisë, lënda eksplozive është vendosur në pjesën ku ndodhet matësi i ujit të pijshëm, pranë derës së banesës së Numanit. Ndërkohë që është shkatërruar totalisht sheshpushimi i katit të 5, muri anësor i shkallës është shembur totalisht. Mësohet se familja e Numanit ndodhet në SHBA. Vetë shefi i Krimeve të Rëdna, Alfred Numani ka qenë në vendin e ngjarjes ku është konsultuar me hetuesit dhe prokurorët e çështjes. Pista kryesore ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës. Numani është marrë në pyetje për të dhënë shpjegime për kërcënime të mundshme apo dyshime të mundshme që mund ti kenë ardhur së fundmi. Ai ka pasur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit në vitet 2003-2010.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb