TIRANE– Policia ka dhënë detaje për shpërthimin e ndodhur gjatë ditës së sotme në një dyqan celularësh tek rruga “Qamil Guranjaku” në Tiranë, ku mbeti i plagosur shitësi i dyqanit Gentian Hoxha. Sipas policisë, shpërthimi me lëndë plasëse ende të papërcaktuar ka ndodhur gjatë kohës që 34-vjeçari ishte duke punuar në tavolinën e punës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën ” Qamil Guranjaku ” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur një shpërthim nga lende ende e papercaktuar. Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale. Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinën e punës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
shperthimi te dyqani i celulareve
DYQANI I CELULAREVE
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb