TIRANE- Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Uniteti, Shpëtim Idrizi deklaroi se partia që ai drejton nuk mund të vendoset në raport me forcat e tjera politike. Teksa ishte i ftuar në studion e ‘Natë me Xhaxhiun’ në “News24”, Idrizi theksoi se PDIU i ka idetë e qarta se më kë do të bashkëpunojë dhe bëjë koalicion për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Besoj se marrëveshja do ndodh shumë më shpejt. I kam caktuar idetë dhe kushtet e punës për ngjyrat tona programore. Pjesa tjetër varet nga rezultati që ti ke. Por siç e kemi bërë dhe herë tjetër, e di shumë mirë nga e nisim; nga mbështetja e çështjes çame. Ajo nuk është më retorikë, është dosje qeveritare.”, tha Idrizi.

Nga ana tjetër ai sqaroi se kryeministri Rama nuk i ka dhënë këshilla, por ato çka ky i fundit i ka kërkuar.

“Për mbështetjen e që kemi marrë nga kjo maxhorancë dhe për një filling shumë të drejtpërdrejtë, pasi nëse deri dje kur fliste Athina zyrtare heshtej, sot është treguar dinjitet më i madh për çështjen çame. Kjo është për t’u përshëndetur. Për çështjen çame ne nuk presim. Nuk dimë, nuk mundem të jap ekspertizën më të mirë. E dimë vetë. E kemi ekspertizën vetë. Do marrim mbështetje në raport me mbështetjen.”, theksoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: