TIRANË- Një tjetër ari ka mundur të shpëtojë nga mbajtja në robëri dhe keqtrajtimi. Ariu i njohur me emrin Pashuk që ka qëndruar për një kohë të gjatë në kafazin e një biznesi në Levan të Fierit, ka dëmtime serioze në fyt dhe sipas specialistëve nëse marrja e tij nga pronarët shfrytëzues do të vononte edhe një javë, ky ari nuk do të mund të jetonte më.

Zinxhiri i cili mbante rreth një vit e gjysmë më parë në qafë ka shkaktuar dëmtime jetësore, pasi që prej asaj kohe, me rritjen e ariut zinxhiri ka mbetur i njëjti duke i depërtuar rreth 3 centimetra nën lëkurë. Ariu 6 vjeçar ndodhet në Kopshtin Zoologjik pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e zinxhirit.

Mjeku veteriner pohon se brenda 25 ditësh ariu do ti rikthehet jetës normale dhe më pas do të zhvendoset në Prishtinë.

Ky është ariu i 5-të që Ministria e Mjedisit së bashku me disa shoqata shpëtohen nga robëria. Ndërsa mediat ndërkombëtare e kanë ngritur këtë shqetësim kohë më parë nga ku duket se erdhën edhe reagimet konkrete për zbatimin e ligjit nga institucionet shqiptare.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb