Edhe përse periudha e adoleshencës përfundon, aknet nuk vendosin te largohen. Fatkqësisht për femrat një ndër shkaqet kryesore të akneve, janë hormonet.

Luhatjet gjatë ciklit menstrual, shtatzënia dhe menopauza gjithashtu ndikojnë për aknet. Gratë të cilat vuajnë nga sindromi ovarian policistik (PCOS-ja) janë më të prirura për të pasur akne në fytyrë, për shkak që ato kanë nivele të larta të testosteronit, i cili rrit prodhimin e yndyrës dhe është përgjegjës për bllokimin e gjëndrave të qimeve, shkruan “Cosmopolitan”.

Ka shumë trajtime të cilat luftojnë aknet dhe ato përfshijnë ilaçe farmaceutike dhe receta me përgatitje të fortë. Pacientët shpesh inkurajohen që të fillojnë me trajtime në formën e xhelit, kremit ose pastruesve të lëkurës. Më poshtë, ju tregojmë një maskë të cilën mund ta përgatisni në shtëpi.

Udhëzime: Në varësi të sasisë së yndyrës apo puçrrave në fytyrën tuaj, përdorni 3-6 aspirina. Thërrmojeni aspirinën në pjesë shumë të vogla me anën e një filxhani kafeje. Më pas vendosni aspirinat e grimcuara në një pjatë.

Shtrydhni mbi ato një limon të freskët, rreth një lugë gjellë lëng limoni për 3 aspirina, dhe lejoni që aspirina të veprojë me limonin duke krijuar një pastë.

Nëse ju keni një lëkurë të thatë atëherë shtoni një lugë gjelle mjatë të rrjedhshëm apo pak vaj ulliri. Vendoseni maskën në zonën e yndyrshme dhe atë me puçrra. Lejoni që maska të thahet dhe pastaj largojeni atë me një leckë të lagur me ujë të ngrohtë dhe të zhytur në sodë buke.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb