Ky është shpikësi britanik Richard Browning i cili hyri në librin e rekordeve Guinness për shpejtësinë më të lartë të arritur me “jet ski”.
Burri që quhet “Njeriu i Hekurt i vërtetë” arriti shpejtësinë 51.5 km/h me kostumin që ka dizenjuar vetë dhe që kushton 40 000 stërlina.

Pas vendosjes së rekordit, ai u shpreh besimplotë që do e përmirësojë sërish këtë rekord.

Kostumi bën që të ngrihesh vertikalisht dhe kontrollohet me krahë, ndërsa një ekran i vogël në helmetë tregon konsumin e karburantit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb