Në Teksas mbase më në fund ka shpresë edhe për të pastrehët. Më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën flejnë natën në qiell të hapur.

Por disa kompania kanë filluar punën në një projekt i cili do të printojë shtëpi jo vetëm sa për të pasur një çati mbi kokë, por edhe një vend të vërtetë për të jetuar.

Protipi i parë është ndërtuar nga Icon, një firmë ndërtimi dhe New Story një organizatë jo-fitimprurëse.

Ndërtimi i kësaj shtëpia nga printeri 3D mori 48 orë kohë dhe 10,000 dollarë beton, njofton PCW.

Shtëpia ka një hapësirë prej 35 metër katror.

Projekti do të fillojë në El Salvador në fund të vitit ku do të ndërton 100 shtëpi të tilla deri në 2019-ën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: