TIRANE- Pas shqetësimit të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili se ngritja e Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar është antikushtetues, ka ardhur reagimi i kreut të ONM-së, Genoveva Ruiz- Calavera.

Kjo e fundit i është përgjigjur Vasilit duke shtuar se Komisioni Europian nuk mund të komentojë shqetësimet për Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar. Nga ana tjetër Calavera shton se komunikimi për ONM është çështje e brendshme, ndërsa vë theksin tek fakti se nuk ka nevojë që të negociohet marrëveshje e re për Bordin.

“BE vitin e kaluar, mbështetje për rolin e ONM. Për qëndrimin e BE u vu në dijeni qeveria shqiptare. Nuk ka nevojë të negociohet marrëveshje e re për ONM. ONM nuk ka fuqi vendim marrëse, por monitoruese”, bën të ditur kreu i ONM-së. Po ashtu, Calavera shton se ONM do të shërbejë vetëm për monitorimin e procesit të Vettingut

“Monitorimi i jashtëm është parashikuar në Kushtetutë. Komisioni Europian nuk propozon interpretime të njëanshme”, tha Calavera.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/03/explanatory_note_-_annex_to_grc_letter_to_vasili.pdf”]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: