SERBI- Kryeministri serb, Vuçiç tha se reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jenns Stoltenberg, ishte i ndryshëm, dhe se në çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës ishte më i ashpër. Duke kujtuar se Stoltenberg tha se me të vërtetë i vinte keq për të gjitha viktimat e NATO-s në Serbi, Vuçiç ka thënë se, pavarësisht kësaj, Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj asaj aleance ushtarake.

“Këto janë shenja, por në to duhet të jemi të kujdesshëm. Ai ka qenë më i ashpër për këtë çështje dhe unë e falënderoj atë për këtë. Ne nuk duam të jemi pjesë e NATO-s, këtë ja thashë edhe atij, por edhe në selinë e NATO-s … Serbia është vend neutral. Ne duam të jemi neutral, por mjaft të fortë, si ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, që askujt të mos i bie ndërmend që të na rrezikojë”, tha Vuçiç për mediat serbe.

Nuk mendoj se Amerika është drejtpërdrejt kundër formimit të ushtrisë të Kosovës, por nuk mendon se është koha e duhur, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Vuçiç ka folur edhe për rezolutën e Kuvendit të Kosovës, për ndërprerjen e dialogut me Serbinë derisa të lirohet Ramush Haradinaj,.
“Kushtëzimi i vazhdimit të dialogut me lirimin e Ramush Haradinajt na nxjerr në një pozitë të vështirë, sepse na duhet të zhvillojmë një betejë të fuqishme diplomatike”, tha Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb