ELBASAN– Policia e Elbasanit ka marrë masat për mbarëvajtjen e miqësores Shqipëri-Bosnjë që do të luhet nesër në orën 18:00 n stadiumin ‘Elbasan Arena’. Policia bën me dije se nuk do lejohet parkimi i automjeteve rreth dhe përballë stadiumit, ndërsa kërkon nga sportdashësit të respektojnë rregullat dhe të mos marrin me vete objekte që nuk lejohen.

Njoftimi i policisë:

Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe të Bosnje Hercegovinës, e cila do të zhvillohet më datë 28.03.2017, në orën 18:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Sa me sipër , në orën 16:00, të datës 28.03.2017, ju bëjmë me dije se:

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit

Lëvizja e mjeteve do të lejohet në Bulevardin “Qemal Stafa”, që fillon nga Posta deri në dalje në unazë

Gjithashtu e hapur do të jetë nga “ish-konservimi” – “5 Maj”, e cila do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:00 me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 280 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja

Të gjithë sportëdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen sportëdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 28 Mars 2017, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: