TIRANE- Shorti i Europianit rezervoi edhe një përballje shqiptarësh mes vëllezërve Xhaka në Grupin A. Taulant dhe Granit Xhaka do të përballen mes tyre në ndeshjen e parë në Lens, në stadiumin “Bollaert– Delelis”.

Taulant Xhaka luan me Shqipërinë, ndërsa Granit Xhaka me Zvicrën. K♪7të përballje e ka komentuar edhe

Taulanti, i cili ka publikuar një hartë me përfaqësueset pjesëmarrëse në Grupin A të ‘Euro 2016’.

“Franca 2016, kundër vëllait tim, Xhaka”, ka shkruar krahas fotografisë së publikuar.

Më herët, si familjarët e dy vëllezërve, ashtu edhe trajneri i Kombëtares, De Biazi, kanë thënë se nuk e donin një përballje mes shqiptarësh në Francë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb