Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Shqipëria, çfarë duhet të shikoni në destinacionin më të ri për pushime në Europë”

reportazhi

Aq e pasur në pika turistike dhe pasuri natyrore, çdokush do të donte të shihte një pjesë të Shqipërisë. Kështu e nis artikullin, Maisha Frost për prestigjiozen britanike Express.co.uk. Autorja e cilëson Shqipërinë si ‘bukuri misterioze e dalë nga hijet e dikurshme, e cila më në fund po përshëndet botën”.

Vitet e fundit nuk ka qenë e vështirë të gjejë emrin e Shqipërisë të lakuar në portale të ndryshme në botë, megjithatë interesi ka qenë i madh edhe në raportime të mediave më të rëndësishme.

Brenda një jave, britanikët e Express.co.uk shkruajnë dy artikuj që lidhen me turizmin e vendit tonë, larg shkrimeve të dikurshme mbi mungesën e sigurisë, ekonominë e dobët apo probleme sociale të ndryshme.

Maisha Frost e nis reportazhin e saj duke treguar se për herë të parë që vizitoi Shqipërinë, kishte shumë pak njohuri për këtë vend, ndonëse nuk ishte shumë larg.

Reportazhi me shkurtime:

Sekreti i harruar i Europës, ka një shtrirje si një brez i bardhë i lidhur nga Adriatiku deri në Jug, në detin Jon. Në fillim, duhet të jem e sinqertë, isha pak në dyshim.
Megjithatë, ata që kanë qenë atje, flasin për një vend të qetë, njerëz miqësorë dhe tokë e mbushur me thesare natyrore dhe të lashta. Të gjitha të mahnitshme, duke pasur parasysh të kaluarën e saj të trazuar të pushtimit, gjakmarrjes dhe izolimit të egër komunist.

Është e vërtetë që resortet shqiptare nuk kanë luksin mesdhetar. Por ky është një vend mesdhetar tolerant, aty ku ikona ortodokse dhe mozaikët islamikë qëndrojnë krah për krah si vende të shenjta, ndërsa kreshtat gëlqerore të natyrës i japin një dimension magjepsës peisazheve kodrinore dhe livadheve të egra.

Grekët e lashtë, pastaj ilirët, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, u pasuan nga romakët, bizantinët dhe osmanët. Që të gjithë u vendosën dhe bënë këtu në një lojë të pamëshirshme fronesh.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria, një vend i hapur si për shkak të vendndodhjes, ashtu edhe të kulturës, ra nën sundimin e ‘hekurt’ komunist.
Gjurmët e para të atyre viteve brutale mbeten, në mënyrë dramatike, në formën e bunkerëve.

Sot, Shqipëria demokratike ka ndryshuar në shumë drejtime, ndër to edhe ndryshimi i stilit krahas atyre europiane.

Kryeqyteti, Tirana është i gjallë dhe i sigurt, më tepër surreal. Pjesa mesdhetare, pjesa e relikeve sovjetike, blloqet e apartamenteve me ngjyrat e ylberit, të pikturuara me urdhër të ish-kryetarit të bashkisë për të sjellë njëfarë gëzimi, janë disi më të zbehura këto ditë./monitor/

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.