Shqipëria është vendi më pak efikas për inovacione në rajon dhe me zhvillimin më të ulët të TIK, duke zënë respektivisht vendin e 89-të në botë dhe të fundit në EJL, sipas një raporti të fundit të See News.

Sllovenia dhe Kroacia kryesuan në listën e shteteve të Europës Juglindore, në drejtim të zhvillimit të TIK, sipas një raporti të fundit të SEE News (një njësi e biznesit tw inteligjenws nw Europwn Juglindore), qw i referohet edhe tw dhwnave nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit. Kroacia ishte vendi që regjistroi përmirësimin më të madh vjetor në rajon, në vendin e 36-të nga vendi i 42-të në renditjen 2016. Bullgaria, Rumania dhe Moldavia gjithashtu u ngjitën me disa pozita, secila duke marrë një vend midis 50 dhe 60 në renditjen globale. Mali i zi ishte humbësi më i madh, duke rënë në vendin e 61-të nga 56-ta, ndërsa në fund u rendit, por ende brenda Top 100 të botës, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria, respektivisht, 83 dhe 89-të.

Në shumicën e vendeve, faktorët kryesorë për zhvillimin e sektorit të TIK ishin penetrimi dhe përdorimi i internetit nga popullata dhe politikat qeveritare. Vendet me përqindjen më të lartë të përdoruesve të internetit në popullsinë e përgjithshme (mbi 72%), ishin Sllovenia dhe Kroacia, të cilat renditen si ekonomitë më të zhvilluara të TIK në EJL. Megjithatë, Bullgaria dhe Rumania me përqindje të internetit në 60% për shkak të popullsisë në moshë, pati përsëri renditje më të mirë krahasuar me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bosnje-Hercegovinën, ku normat e përdorimit tejkalojnë 70% dhe por kishin zhvillim më të ulët të TIK në rajon.

Renditja sipas inovacionit
Vendet e EJL zënë radhët e mesme në Evropë përsa i përket inovacioneve, por Sllovenia renditet sërish në ‘ Top 20’ në kontinent, sipas Indeksit Global të Inovacionit 2017. Në aspektin global, të gjitha vendet e rajonit janë në ‘top 100’, madje edhe Shqipëria, vendi me renditjen e fundit në rajon. Me përjashtim të Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilat konsiderohen si vende me të ardhura të larta, dhe Moldavia, e konsideruar si vendi me të ardhura të ulëta mesatare, të gjitha shtetet e tjera të EJL janë shënuar si vende me të ardhura të mesme të larta. Bullgaria renditej e dyta sa i përket inovacionit. Në anën negative të renditjes ishin Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria, të treja këto shtete u tejkaluan edhe nga Moldavia me të ardhura më të ulëta. Dy vende të Evropës Juglindore u renditën si iniciatorë të rinj, ose vendet me rezultat të përgjithshëm të inovacionit më të lartë sesa ato të parashikuara në bazë të PBB-së për fryme.
global-ict
Gjetjet kryesore të raportit:

1. Sllovenia dhe Kroacia renditen më të lartat në zhvillimin e TIK në Evropën Juglindore (EJL) në 2017, sipas të dhënave nga studimi i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit.
2. Bullgaria është vendi i dytë më inovativ me të ardhura të mesme në botë, vendi më efikas për inovacione dhe i pari për inovacion në EJL së bashku me Moldavinë, sipas Indeksit Global të Inovacionit 2017.
3. Vendet e EJL janë të forta në komponentin e infrastrukturës së TIK-ut, me Serbinë si një udhëheqës rajonal.
4. Me 70 ndërmarrje, Bullgaria ka numrin më të madh të kompanive të fin-tech në EJL.
5. Potenciali i zhvillimit të kompanive financiare-teknologjike në EJL është i lidhur ngushtë me bashkëpunimin me bankat dhe institucionet financiare.
6. Tregu fin-tech në Bullgari, Rumani, Slloveni dhe Kroaci ishte 371 mln euro në vitin 2017.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb