Shqipëria ka fituar miqësoren kundër Turqisë në Antalya me rezultatin 2-3 me futbollistët të cilët i ka dhënë mesazhe pozitive teknikut Panucci për të ardhmen e Kombëtares. Ashtu siç pritej në këtë takim kanë debutuar 2 prurjet më të reja edhe pse jo nga minuta e parë, Kamer Qaka dhe Astrit Ajdareviç.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24-ër me Armando sadikun që konkretizoi një shpërthim mjaft të bukur të Roshit nga krahu i djathtë. Edhe goli i dytë do vinte nga kombinimi Roshi-Sadiku, me bomberin që nuk fali me kokë.
Pak minuta para fundit të pjesës së parë Ledian Memushaj merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 futbollistë. Sapo nis pjesa e dytë vendasit shkurtojnë diferencën dhe rrezikojnë pa ndërprerje portën e Berishës. Megjithëse pritej goli i brazimit, Eros Grezda realizon të parin me ekipin Kombëtar dhe të tretin për këtë ndeshje.
Edhe një herë avantazhi i dyfishtë nuk do të zgjaste shumë. Në minutën e 60-të, 5 pas golit të Grezdas, vendasit shkurtojnë diferencat me Akbar. Më pas vijnë zëvendësimet e shumta nga të dy teknikët dhe Turqia edhe pse me një lojtar më shumë në fushë nuk arriti të barazonte shifrat.
Një miqësore për Panucci-n që përveç 3 pikëve merr edhe sinjale pozitive nga futbollistët.
Minutë pas minute
90+1′ Ugur provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
86′ Largohet Sabjen Lilaj, në fushë Andi Lila.
81′ Eros Grezda largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e ze Ajdareviç.
78′ Xhaka provon nga goditja e dënimit, topi përfundon mbi kuadrat.
77′ Ozan Tufan ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Grezdës shumë pranë hyrjes së zonës.
66′ Shqipëria kryen 3 zëvendësime, largohen Roshi, Lenjani dhe Sadiku në fushë Qaka, Aliji dhe Ajeti.
60′ Ekbaba realizon për Tuqinë në topin e parë që prek në fushë pas zëvendësimit
56′ Eros Grezda shënon golin e parë me Kombëtaren dhe i dhuron qetësinë ekipit pasi është me 10 lojtarë
47′ Under shkurton diferencën për vendasit
46’Fillon pjesa e dytë
45+1′ Përfundon pjesa e parë
42′ Ledian Memushaj ndeshkohet me karton të kuq. I dyti i verdhë pas një ndërhyrje me brryl
39′ Sadiku realizon serish pas një asisti të Roshit
32′ Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë.
24′ Gol Sadiku. Nje depertim nga krahu shum i bukur i Odise Roshit dhe asisti në qender me bomberin që nuk fal
18′ Rast i rrezikshëm në portën e Shqipërisë. Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer.
13′ Grezda tenton me një goditje, topi devijohet në goditje nga këndi për Shqipërinë.
12′ Provon edhe Çalhanoglu me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit.
10′ Turqia provon të rrezikojë portën e Shqipërisë. Tosun lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërhyn Berisha, i cili zotëron topin.
3′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë shumë pranë zonës. Kuqezinjtë provojnë me një skemë por largojnë rrezikun mbrojtësit turq.
1′ Topin e parë e nis Shqipëria
Formacionet
Turqia: Babacan, Jardimci, Aziz, Sojuncu, Turan, Jukuslu, Ozjacup, Calhanoglu, Under, Karaman, Tosun
Trajner: M. Lucescu
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku
Trajner: C. Panucci
(e.k/BalkanWeb)