Shqipëria do të këndojë në natën e parë të “Eurovisionit”. Është publikuar sot lista zyrtare e renditjes të këngëve pjesëmarrëse në gjysmëfinalet e “Eurovisionit” që do të mbahet në Vjenë në muajin maj.

16 akte do të jenë pjesë e gjysmëfinales së parë më 19 maj, ndërsa 17 tjera në të dytën dy ditë më vonë.

Shqipëria, që sivjet përfaqësohet nga Elhaida Dani, do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e parë dhe do të këndojë e 14-ta në radhë.

Finalja do të zhvillohet më 23 maj. Elhaida Dani do të këndojë këngën “I’m Alive” të krijuar nga dyshja e njohur nga Kosova, Zzapp & Chriss.

Kjo është lista zyrtare e gjysmëfinales së parë:

1. Moldavia

  1. 2. Armenia
  2. 3. Belgjika
  3. 4. Holanda
  4. 5. Finlanda
  5. 6. Greqia
  6. 7. Estonia
  7. 8. Maqedonia
  8. 9. Serbia
  9. 10. Hungaria
  10. 11. Bjellorusia
  11. 12. Rusia
  12. 13. Danimarka
  13. 14. Shqipëria
  14. 15. Romania
  15. 16. Gjeorgjia

Lista e gjysmëfinales së dytë

1. Lituania

  1. 2. Irlanda
  2. 3. San Marino
  3. 4. Mali i Zi
  4. 5. Malta
  5. 6. Norvegjia
  6. 7. Portugalia
  7. 8. Çekia
  8. 9. Izrael
  9. 10. Letonia
  10. 11. Azerbajxhan
  11. 12. Islanda
  12. 13. Suedia
  13. 14. Zvicra
  14. 15. Qipro
  15. 16. Sllovenia
  16. 17. Polonia

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: