TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj së diele me një lajm të mirë për turizmin në vendin tonë. Teksa uron “Mirëmëngjesi”, kreu i qeverisë publikon një artikull të “National Geographic”, i cili rendit Shqipërinë ndër 21 destinacionet turistike që nuk duhen humbur në 2018-n.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë artikull të National Geographic që e rendit Shqipërinë ndër 21 destinacionet turistike që nuk duhen humbur në 2018-n, ju uroj një të dielë të qetë?”, shkruan kryeministri Rama.

Në artikullin e “National Geographic” turistët këshillohen të vizitojnë vende me resurse të mëdha, ushqime tradicionale interesante, si dhe një natyrë të veçantë edhe pse ushtrimin e sporteve të ndryshme.
Mes 21 vendeve të përmendura në artikull, ku përfshihet edhe Shqipëria, janë Etiopia, Argjentina, Gjeorgjia, Austria, Australia, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: