Shqipëria ka pësuar disfatën e rradhës duke u mundur në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-2 kundër Bosnjes. Kuqezinjtë nuk arritën ‘t’a ngrenë kokën’ pas humbjes në Palermo duke rregjistruar humbjen e katërt radhazi.

Si fillim ishte Spanja, më pas Izraeli dhe pak ditë më parë Italia, ndërsa edhe Bosnja bën të njëjtën gjë duke vulosur periudhën e keqe që po kalon kombëtarja e Shqipërisë.

Duhet theksuar se pas rezultateve negative kanë ardhur edhe krisjet mes lojtarëve dhe teknikut De Biazi, me Xhakën dhe Abrashin që u larguan nga grumbullimi duke mos qenë të gtshëm në miqësoren e sotme.

MINUTË PAS MINUTE

90+4-Mbyllet ndeshja, Shqipëri 1 – 2 Bosnjë-Hercegovinë.

90+4-Rast i mirë për Latifin, që godet bukur me kokë pas një krosimi të Roshit, por Begoviç i mohon golin.

90-Shqipëria hidhet në sulm në kërkim të barazimit, por pa qartësinë e duhur për të kërcënuar portën kundërshtare.

78-Edhe Bosnja bën një zëvendësim. Kodro del për t’i bërë vend Pavloviçit.

78-Azdren Llullaku i lë vendin Sokol Cikalleshit. Ndërrimi i fundit te tanët. Kodro Pavlovic.

70-De Biazi përgjigjet duke hedhur në fushë Liridon Latifin në vend të Jahmir Hykës.


Albanija – BiH / 1:2 Balaj by clipsbh
68 GOL-Balaj shkurton diferencën me kokë duke ngjallur shpresat për një rezultat pozitiv në miqësoren kundër Bosnjes

65-Minuta të qeta, me lojën e përqendruar në mesfushë. Asnjë aksion i rrezikshëm.

59-De Biazi lëviz përsëri në stol duke futur Roshin në vend të Memushajt. Tani reshtimi ndryshon në 4-2-3-1, me Bashën dhe Kukelin para mbrojtjes e treshen Roshi-Hyka-LLullaku pas Balajt.

53-Aksion i Hykës nga e majta, por shtatshkurtri kuqezi bllokohet menjëherë nga dy mbrojtës boshnjakë, që ia marrin topin në zonë.

52-Bosnja tenton të marrë kontrollin e lojës përballë një Shqipërie që nuk arrin të organizohet dot siç duhet.

46-Edhe boshnjakët bëjnë një tjetër lëvizje. Del Prçiç, në lojë Çimirot.

45-Pjesa e dytë nis me dy ndërrime te Kombëtarja jonë. Strakosha dhe Alla u lënë vendin Hoxhës dhe Ajetit.

45-Përfundon pjesa e parë me avantazh të dyfishtë të Bosnjes. Dzeko dhe Luliç autorët e golave

483483023-3293923 by e-d21
42-GOL! Shënon sërish Bosnja. Aksion i bukur i miqve, me Senad Luliçin që, dy hapa larg vijës, nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin e marrë nga Kodro nga krahu i djathtë.

40-Zëvendësim te Bosnja për shkak dëmtimi me Vranjes që lë fushën e lojës dhe në vend të tij futet Stefanoviç.

31-Një aksion i gjatë me protagonist Alijin dhe Hykën por Shqipëria has vështirësi në finalizim.

26-Memushaj vertikalizon për Hykën por ky i fundit për pak nuk arrin në kohë duke humbur një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin.

23-Tjetër dalje e kuqezinjve në të majtë. Aliji kroson në zonë,por portieri mik zotëron topin para se Llullaku të përfitonte.

14-Llullaku kalon bukur në krahun e majtë por në fund nuk përfiton dot nga ky inkursion pasi nuk pason dot për shokët e skuadrës

Albanija – BiH / 0:1 Džeko (p) by clipsbh
7- GOL! Shënon Bosnja. Aliji shkakton penallti dhe Edin Xheko mposht Strakoshën nga pika e bardhë. Goli i 50-të në Kombëtare për kapitenin boshnjak.

4-Minutat e para janë për miqtë, që zbresin në krahun e djathtë me Vranjesin. Por Aliji mbyll saktë.

1-Dëgjohet fishkëllima e gjyqtarit, që i jep udhë ndeshjes, Topin e parë e luajnë boshnjakët.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Strakosha, Alla, Hysaj, Veseli, Basha, Memushaj, Llullaku, Kukeli, Aliji, Balaj, Hyka.

Formacioni zyrtar i Bosnjë-Hercegovinës: Begoviç; Vranjes, Zukanoviç, Sunjiç, Djumiç, Luliç, Prçiç, Jajalo, Kruniç, Kodro, Xheko.
Shqiperi-Bosnje-formacionet-490x871

(d.d/e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb