TIRANË- Gjergj Kastriot Skënderbeu për të cilin kryeministri Edi Rama ka vendosur edhe një vit enkas në nderim, është kthyer në çështjen e ditës. Figura e heroit të shqiptarëve, me një imazh krejtësisht pozitiv në mendjet e shqiptarëve, që nga fëmijët deri të rriturit, duket se tashmë ka edhe një faqe të errët të shkruar nga ata që mendojnë ndryshe.

Olsi Jazexhi, teolog dhe studiues i Perandorisë Osmane i ftuar sonte në emisionin “Studio e Hapur” në News24, e cilësoi Skënderbeun një figurë mitike apo një rebel lokal dhe kurrsesi krijues të Shqipërisë, raporton “BalkanWeb”.

“Shqipëria nuk u krijua nga Skënderbeu por se fuqitë e mëdha janë pragmatiste.

Skënderbeu është një figurë mitike. Shqipëria produkt i kolonializmit evropian. Shkatërrimi i Turqisë çoi në krijimin e disa shteteve me shumicë myslimane.

Nuk them se nuk ka ekzistuar. Skënderbeu nuk e ka pasur idenë që do krijonte Shqipërinë. Skënderbeu ishte një rebel lokal”, tha Jazexhi.

Në mbështetje të tezës osmane, ai tha madje se nuk ka pasur ndonjëherë Shqipëri në historinë e njerëzimit dhe nxori një tjetër hero. “E di kush ishte heroi i vërtetë? Esat Pashë Toptani heroi i konferencës së Ambasadorëve në Londër. Ai kërkoi bashkimin e Shkodrës me Shqipërinë, njeriu kryesor”, tha Jazexhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb