TIRANË- Pak ditë pasi autoritetet kroate vendosën ekstradimin e Ismail Morinës, ose ndryshe Ballistit drejt Serbisë, vend në të cilin kërkohet për incidentin e ndodhur më 14 tetor në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd ku ngriti flamurin autokton me dron, vijojnë përpjekjet e vendit për ndalimin e këtij vendimi.

Gazetarja Klodina Lala raportoi për “BalkanWeb” se Federata Shqiptare e Futbollit i është përgjigjur Ministrit të Drejtësisë Gazment Bardhi duke i dorëzuar vendimin e KAS për Sebi-Shqipëri.

Vendimi i KAS iu kërkua FSHF-së nga Ministri i Drejtësisë, Bardhi, i cili do i çojë relacion homologut kroat. Kjo, pasi në vendimin e KAS përshkruhet reagimet raciste, gjuhën e urrejtjes në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes dhe situatën e rënduar me episode dhune.

Relacioni i ministrit Bardhi do të ketë argumentet për mosekstradimin e Ballist Morinës, të mbështetura në argumentet e KAS në vendimin për ndeshjen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb