TIRANE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat zbuloi të dhënat “tronditëse” siç i quan të raportit italian për drogën dhe premton se është gati të pastrojë “llumin e Ramës”.

Raporti me 9 pika që prezanton Kryemadhi është pjesë e planit të qeverisë së re frenat e së cilës do t’i marrë vetë.

Kryetarja e LSI-së garanton shqiptarët se për tre muaj, ajo si kryeministre do bëjë ndryshime të mëdha.

“LSI ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës. Të çmontojë këtë qeveri dhe të shembi këtë sistem dhe për 3 muaj Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe zhvillimit ekonomik”,- tha ajo.

JA PLANI I KRYEMADHIT

1. Sekuestrim të pronave mafioze dhe pastrim të Shqipërisë nga paratë e pista
2. Taksat e ulëta
3. Konkurrenca e pastër
4. Zhdukja monopoleve
5. Rikthimi i barazisë dhe demokracisë.
6. Shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë pa dallim bindje politike.
7. Të shpëtojmë trashëgiminë kulturore.
8. Të shpëtojmë identitetin tonë.
9. Çmontimi i kësaj qeverie është hapi i parë.

 (e.f/BalkanWeb)

Etiketa: