Emisioni më i ri “Shqiptarët për shqiptarët” i transmetuar mbrëmë në News24 ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve, në Shqipëri dhe jashtë saj. Me qindra janë telefonatat dhe mesazhet që mbërritën në redaksi, ku njerëzit kërkojnë të ndihmojnë familjet, historitë e të cilave u transmetuan dje në ekranin tonë. Janë 2 familje në Tiranë dhe Gramsh, që kanë nevojë për ndihmën tonë. Me gjithë ndihmën e ofruar mbrëmë nga fondacioni i Elvis Naçit dhe nga këngëtari Sidrit Bejleri, kërkohet edhe më shumë kontribut nga të gjithë ne.

Në emision u rrëfye historia e familjes Krantja në Tiranë, ku babai shet gjakun e tij për të kuruar fëmijët e sëmurë.

Ndërsa në Gramsh një baba i sëmurë me kancer, ka harruar veten dhe iu shërben vajzave të tij 23 dhe 27 vjeç, të cilat nuk kanë ecur kurrë. Ato kanë lindur me një problem në shtyllën kurrizore dhe jetojnë të ngujuara në shtrat, ndërsa nëna e tyre nuk dëgjon. Familja rrezikon të mbetet pa shtëpi, sepse ajo ku jetojnë, nuk është shtëpia e tyre. Brenga më e madhe e babait është se nuk mund të sigurojë një strehë që familjarët e tij ta kenë, edhe kur ai të mos jetë më në këtë jetë. Ndërkaq e vetmja dëshirë që kanë vajzat, është një shtëpi, që babai i tyre të jetë më i qetë.

Banka Credins
Llogaria Fondacioni “Firdeus”
Euro: AL 76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
USD : AL 33 2121 1573 0000 0000 0088 3479
Lekë : AL 60 2121 1573 0000 0000 0088 3478
SWIFT CODE: CDISALTRXXX
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb