Tifozët e Shëkndijës së Tetovës vjet shpalosën një koreografi tepër speciale për shqiptarët. Në një ndeshje që po luanin në kupat e Europës “Ballistët” shkruanin: “Europë shqiptarët po vijnë”. Anash dalloheshin të gjithë skuadrat që morën pjesë në kompeticionet Europiane verën e 2017-s.

auto_Ballistet1498756144

Kjo koreografi do të marrë akoma edhe më shumë kuptim këtë sezon. Janë 8 skuadrat shqiptare, 4 nga Shqqipëria, 2 nga Maqedonia dhe 2 nga Kosova që do të marrin pjesë në kupat e Europës.

Në pritje të zgjidhjes përfundimtare për çështjen ‘Skënderbeu’, në Shqipëri, skuadra korçare do të luajë në “Champions League”, ndërsa Kukësi, Luftëtari dhe Laçi në “Europa League”.

Në Maqedoni, kampionia Shkëndija e Tetovës do luajë në “Champions”, ndërsa një vend në “Europa League” e ka siguruar edhe skuadra tjetër shqiptare, Shkupi.

Në Kosovë, Drita, skuadra kampione do të luajë në “Champions”, me ndryshimin se do të marrë pjesë që në fazën paraeliminatore dhe jo në fazën eliminatore. Kjo për shkak të koeficientit që ka Kosova, e cila renditet e fundit si federatë nga UEFA.

Të gjithë skuadrave të lartpërmendura do t’u bashkohet edhe Prishtina, nënkampionia e Kosovës e cila do të luajë në “Europa League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb