ITALI– Një shqiptar në Itali është aksidentuar në punë duke rënë nga kati i dhjetë i një ndërtese ku po punonte.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Via Nazionale Piemonte, ndërsa shqiptari që ra nga lartësia prej 10 metrash është Edmond Ndou, 33 vjeç.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte duke punuar në çatinë e një ndërtese kur ka humbur ekuilibrin dhe ra në tokë.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: