GREQI- Vijojnë operacionet e policisë greke në kufirin me Shqipërinë. Një i tillë është zhvilluar në Kostur ku është ndaluar automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Gjatë kontrollit në mjet u gjeten 4 çanta me 50 pako që përmbanin 61 kg 790 gram marijuanë, 1 pistoletë dhe 21 fishekë.

droga Greqi (2)

Në pranga kanë përfunduar drejtuesi i mjetit, një shqiptar 34 vjeç dhe pasagjerja greke 31 vjeç. Gjithashtu nga policia greke u sekuestruan 2 celularë, 3 karta SIM dhe 150 euro.

droga Greqi (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb