ITALI – Policia italiane ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, pas denoncimit për dhunë nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Me një thikë në dorë, shqiptari kërcënonte se do vriste djalin 17-vjeçar. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi në Montelupo të Italisë, teksa 35-vjeçari ishte i dehur.

Ngjarja e rëndë ndohi në sy të vajzës së vogël të familjes. E gjithë skena e dhunës, u bë e padurueshme nga vetë familjarët pasi shqiptari goditi dhe me celular në kokë bashkëshorten e tij.

Në dëshminë e dhënë nga familjarët në polici, ky gjest i shqiptarit ishte i vazhdueshëm. Ai prej kohësh ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj familjarëve të tij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb