LEÇE- Policia italiane ka ndaluar dje në Leçe një 30-vjeçar shqiptar, rezident në Lizzanello që lëvizte më një “Renault twingo”.

I riu është ndaluar për një kontroll nga ku ka rezultuar se nuk kishte siguracion, por pas kontrollit të imtësishëm në makinë, u gjetën 500 gram marijuanë dhe 6 gram hashash.

Policia italiane i vuri prangat shqiptarit të dyshuar si shpërndarës droge.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb