GREQI-Një shqiptar ka tentuar t’i japë fund jetës në dhomën e paraburgimit në Rodos të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa shqiptari 29-vjecar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka prerë damarët me një mjet të mprehtë në qelinë e paraburgimit, njoftojnë mediat greke.

Shqiptari është transportuar në spitalin e Rodosit dhe më pas në atë të Athinës për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij paraqitet kritike.

I riu ishte arrestuar nën akuzën e vjedhjes. Mbrëmjen e 15 nëntorit ai kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme floriri në një shtëpi në Lachania si dhe 1300 paund dhe monedha të vjetra në shtëpinë e një anglezi.

Sipas mediave greke, shqiptari kishte varësi nga droga.
u76jyhm
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: