MAQEDONI– Një shqiptar nga Peshkopia është gjetur i vdekur në një furgon në Strugë të Maqedonisë.

Sipas mediave vendase, shqiptari F.Sh 39 vjeç është gjetur i vdekur brenda në një furgon të cilin e përdorte si strehë në fshatin Livadhi. Mësohet se shqiptari punonte si bari.

Policia gjeti brenda në furgon një pajisje me gaz i cili është përdorur për ngrohje. Dyshohet se shqiptari ka vdekur si pasojë e një helmimi me monoksid karboni.

Pas procedurave, trupi do i dorëzohet familjarëve në Shqipëri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: