Krimet në familjet shqiptare duket se nuk ndodhin vetëm brenda kufijve. Pasditen e sotme në komunën Casale të Italisë, 49-vjeçari Kujtim Hasana ka qëlluar për vdekje me thikë ish-bashkëshorten. Mediat italiane raportojnë se viktima është Elena Seprodi 48 vjeç, me origjinë rumune.

Karabinierët gjetën të shtrirë në tokë 48-vjeçaren të mbuluar nga gjaku dhe pranë trupit të saj qëndronte shqiptari Kujtim Hasana, i cili nuk u përpoq të arratisej.

Shqiptari dhe ish-bashkëshortja grindeshin shpesh në të kaluarën për çështje tradhtie dhe parash. Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë për krimin e rëndë pasi dëgjuan britmat e gruas.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: