KANADA- Vijon triumfi i shqiptarëve nëpër botë, pas shpalljes kampion boksi në Itali të Alesio Spahiut, tashmë Max Domi, një tjetër shqiptar është shpallur kampion bote në hokej me Kanadanë.

Max Domi, i cili po ndjekë hapat e të atit Tie Domi, i cili gjithashtu ka qenë një hokeist ka ndihmuar përfaqësuesen Kandazete të Hokej të shpallet kampion bote, duke mundur në finale 5-4 Rusinë.

Domi mori edhe çmimin si sulmuesi më i mirë i këtij turneu. Ai është vetëm 19-vjeç dhe ka pushtuar me hapa prej gjigandi botën e hokejt.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: