ITALI- Policia italiane ka nisur hetimin përn jë 37-vjeçar shqiptar, rezident në komunën e Cefalu në Parma, i akuzuar për dëmtimin e një qendre bastesh natën mes 13 dhe 14 janarit.

Policia ka publikuar sot videon ku shqiptari duket duke thyer xhamat e objektit. Mësohet se mes tij dhe një prej punonjësve të qendrës kishte pasur një sherr më parë. Ishte vonë dhe shqiptarit i ishte kërkuar të dilte sepse duhet ta mbyllnin.

Ai ikën por kthehet pas pak me një çekiç, i veshur me një kaskë dhe një xhuboks duke qëlluar dhjetëra herë xhamin e lokalit deri në shkatërrimin tij. Në video ai duket teksa godet pa pushim në vetratën e lokalit me çekiçin në dorë.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij ku kanë gjetur çekiçin si dhe veshjen e përdorur gjatë asaj nate, ndërsa sot ka publikuar edhe pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: