SHBA- Molly Qerim është njëra ndër prezantueset më të bukura në sportin amerikan dhe ajo është me prejardhje shqiptare.

Bukuroshja e lindur më 31 mars 1985 në New Haven të shtetit Connecticut në SHBA, po tërheq vëmendjen e amerikanëve.
Ajo është prezantuese dhe reportere e rrjetitt të NFL Network apo sportit më të popullarizuar në SHBA, ragbi.

Në CV të saj është edhe shkollimi për komunikim masiv/gazetari në Universitetin Connecticut, ndërsa ka përfunduar edhe studimet në administrim biznesi dhe në produksion televiziv në Universitetin, Qunnipiac, raporton Sporti1.

Molly ka eksperiencë në media sportive të SHBA-ve duke qenë pjesë e disa kanaleve më të njohura si CBS Sports Network në basketboll, pastaj ka qenë gazetare e ESPN për sportet luftarake si UFC, për NBA draft, NBA All-star dhe MLB All-star.
Tani ajo është prezantuesja kryesore në NFL (liga kombëltare ragbisë) apo ligën më të njohur amerikane të sportit.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: