Elia Zaharia është shpallur “Nusja e Vitit” nga revista spanjolle “Hola”. Kurorëzimi i martesës së saj me princin Leka duket përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2016, ndërsa ceremonia madhështore e martesës së tyre ka kapërcyer kufijtë. Elia Zaharia ka marre më shumë vota nga lexuesit e revistës, plot 9,677 vota duke u shpallur si ‘Nusja e vitit 2016’.

“Princ Leka i Shqipërisë dhe Elia e prezantuan veten në mënyrë shumë mbretërore te dasma e tyre. Dizajnuesja Blerina Kllokoci-Rugova dizajnoi fustanin e nuses, që mbante një kurorë me diamante”- shkruan ndër të tjera revista spanjolle.

Ndërkohë edhe Elia Zaharia ka reaguar pas shpalljes nga revista “Hola” si ‘Nusja e Vitit’. “Surprize shume e bukur nga media Hola. Me shpallen “Nusja e Vitit” Faleminderit Blerina Kllokoqi Rugova për super fustanin, si edhe Class Make Up”, ka shrkuar Elia Zaharia në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pak kohë më parë edhe media austriake, “Kurier.at” renditi dasmën e princit Leka me Elia Zaharian si një ndër 7 dasmat më të më të bukura në botë për vitin 2016.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: