TIRANE – Janë 7 simptoma fizike që mund të ndihmojnë për të zbuluar kur një person është i stresuar. Charlotte Watts, autore e librit “The De-Stress Effect”, thotë se ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si trupi reagon ndaj stresit.

Ajo shpjegon se simptomat e stresit mund të lidhen shpesh me mungesën e vitaminave dhe mineraleve. “Gjatë periudhave të stresit përdoren më shumë lëndë ushqyese duke qenë se i gjithë sistemi imunitar, si energjia, reagimet e trurit, hormonet dhe imuniteti funksionojnë në një normë më të lartë dhe më të shpejtë”, shpjegon ajo, Këto janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për mungesë të vitaminave dhe mineraleve, si pasojë edhe të stresit:

Buzë të çara (vitamina B6), grindje të dhëmbëve (vitamina B5), vija të bardha tek thonjtë (zink), kapsllëk dhe diarre (magnez), gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve (vitamina C), njolla të kuqe në gjymtyrë (vitaminë E), infeksione në fyt dhe gjoks (vitamina A).
Ka gjithashtu një sërë studimesh që dokumentojnë ndikimin që stresi mund të ketë në perimetrin e belit shkruan Shëndeti. Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se gratë të cilat përjetojnë stres nga ngjarje traumatike janë më të rrezikuara që të bëhen obeze.

Edhe pse stresi është dokumentuar gjithmonë nga shkencëtarët si shkaktare e efekteve negative, një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Illinois thonë se pak stres mund t’i bëjë mirë njeriut. Studimi ka zbuluar se kortizoli, i quajtur shpesh “hormoni i stresit”, mund të mbrojë kundër qelizave të plakjes si dhe të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjenerative si alcajmeri dhe sëmundja Huntingdon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb