TIRANE – Keni kolesterol të lartë? Nuk jeni vetëm, kështu janë me miliona njerëz. Kolesteroli i lartë vjen nga një sërë burimesh, përfshirë edhe historinë familjare dhe ajo çfarë hani. Ja cilët janë shkaktarët më të zakonshëm të kolesterolit të lartë.
1. Dieta ushqimore
Konsumimi i shumtë i yndyrave të ngopura mund të shkaktojë kolesterol të lartë. Kjo yndyrë e pashëndetshme gjendet më shumë tek burimet shtazore, si bifteku, mishi i derrit, mish viçi, gjalpi, djathi etj. Ushqime të paketuara që përmbajnë vaj kokosi, vaj palme ose gjalpë kikiriku mund të kenë gjithashtu shumë yndyra të ngopura. Këto yndyra mund t’i gjeni edhe tek shumë ëmbëlsira, çipsa dhe biskota të thata.
2. Pesha
Beli i shëndoshë nuk është i keq vetëm për jetën sociale. Të qenit mbipeshë mund të rrisë gjithashtu nivelet e triglicerideve dhe ul HDL, ose kolesterolin e mirë.
3. Niveli i aktivitetit fizik
Çohu nga divani dhe fillo të lëvizësh. Mungesa e aktivitetit fizik mund të rrisë kolesterolin e keq (LDL) dhe të ulë kolesterolin e mirë (HDL).
4. Mosha dhe gjinia
Pas moshës 20 vjeç, nivelet e kolesterolit fillojnë të rriten në mënyrë natyrale. Tek meshkujt, nivelet e kolesterolit bëhen të qëndrueshme pas moshës 50 vjeç. Tek gratë, nivelet e kolesterolit qëndrojnë të ulëta deri në fazën e menopauzës, pas hyrjes në këtë fazë ato rriten në të njëjtin nivel si tek meshkujt shkruan Shendeti.
5. Shëndeti i përgjithshëm
Bëni vizita të përvitshme dhe sigurohuni t’i shpjegoni mjekut për rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Vuajtja nga disa sëmundjeve të caktuara, si diabeti apo hipotiroidizmi, mund të shkaktojë kolesterol të lartë.
6. Historia familjare
Nëse një pjesëtar i familjes ka kolesterol të lartë, mund të keni edhe ju gjithashtu.
7. Duhanpirja
E dini tashmë, duhanpirja mund të ulë kolesterolin e mirë. Dhe mund t’ju vrasë. Prandaj, hiqni dorë sa më shpejtë prej duhanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: