Shteti jugor i Gjermanisë, Bavaria do të krijojë rojën e saj kufitare pas një votimi të zhvilluar sot në Parlamentin rajonal.

Ky ligj u mbështet nga 90 deputetë, që parashikon krijimin e forcave kufitare për këtë shtet, ndërsa 62 votuan kundër kësaj mase, shkruan ATSH.

Pushteti që do të ketë forcën e re policore kufitare do të përcaktohet këtë javë në një marrëveshje mes shtetit të Bavarisë dhe qeverisë federale në Berlin.

Megjithatë, roja e re kufitare do të fillojë punën e saj në fillim të këtij muaji me 500 oficerë që do të zhvillojnë kontrolle në kufij. Synimi është që të rritet numri i oficerëve në 1000 deri në vitin 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb