ANKARA-Pas tentativës për grusht shteti nga ana e organizatës terroriste FETÖ, forcat e sigurisë kanë rritur masat në pikat kufitare pasi ka informacione se disa persona të dyshuar si anëtarë të FETÖ do të dalin nga vendi.

Pas publikimit të listës së Gjeneralëve dhe zyrtarëve të tjerë të ushtrisë të cilët ishin pjesë e tentativës për grusht shteti në bashkëpunim me organizatën FETÖ masat në pikat kufitare janë shtuar.

Masat janë rritur pas një informacioni nga Shërbimi Informativ i Turqisë. Në mesin e personave të cilët ka informacione se një grup personash që mbronin këtë tentativë për grusht shteti, në mesin e të cilëve ka gazetarë, anëtarë të gjyqësorit dhe ushtarakë, thuhet se është edhe ish përfaqësuesi i gazetës Zaman në Ankara, Mustafa Ünal, si dhe gazetarët, Abdülhamit Bilici, Nuh Gönültaş, İbrahim Karayeğen, Ali Ünal, Faruk Mercan dhe Mehmet Kamış.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: