Bjellorusi, autoritetet arrestuan qindra persona pasi po protestonin në rrugët e kryeqytetit Minsk për standardet në rënie të jetesës dhe taksave për të papunët.

Protestuesit që mbanin pankarta dhe parulla në duar u morën me forcë nga forcat policore, shumë prej tyre u rrahën, përfshirë kalimtarë dhe të paktën 10 gazetarë. Qindra policë ishin vendosur në pikat e hyrjes dhe të daljes së sheshit ku po  mbahej protesta, stacionet e metrove aty pranë ishin mbyllur dhe 3 bote uji po mbaheshin në gatishmëri. Më herët policia bastisi zyrat e një grupi opozitar të quajtur Vesna-96, duke arrestuar 60 aktivistë të cilët u liruan pak më vonë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb